Maqedonia
Arrihet censusi për Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë Veriore
Për zgjedhjet presidenciale deri në ora 17:00 kanë votuar 452.412 ose 42.32 përqind e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore
KSHZ në konferencën e radhës ka njoftuar për jehonën e votuesve në Maqedoninë Veriore deri në ora 17:00 në zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare.
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, njoftoi se për zgjedhjet presidenciale deri në ora 17:00 kanë votuar 452.412 ose 42.32 përqind e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kjo do të thotë se është arritur censusi dhe se presidenti do të zgjidhet në këtë raund.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kuvendare, ajo tha se deri në ora 17:00 kanë votuar 470.950 ose 46.93 përqind e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore, transmeton albinfo.ch.
Ajo gjithashtu theksoi se krahasuar me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, ka rritje të daljes prej 7 përqind.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave











