Kosova
Gërvalla: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, Europa të përgatitet për luftë
“Rusia duhet ta humbasë luftën në Ukrainë, në mënyrë që konflikti të mos përhapet më tej në Europë”. Kështu shprehet ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një prononcimi për median ndërkombëtare Associated Press.
Ajo nënvizon se Prishtina po e ndihmon Kievin, pavarësisht se ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse ka kaluar të njëjtën situatë me Serbinë. “E dimë që ka vetëm një zgjidhje, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Europën.
Rusia duhet të humbasë luftën dhe Ukraina të fitojë. Në të kundërt, Europa duhet të përgatitet për një tjetër konflikt në kontinentin tonë”, nënvizon Gërvalla.
Ministrja e Jashtme, duke folur nga Polonia, komentoi dhe vizitën e liderit kinez, Shi Xhinpin, në Beograd, duke theksuar se me këtë Serbia po e identifikon veten si palë me kundërshtarët e demokracive europiane dhe perëndimore. “Nuk mund të jesh në të njëjtën kohë një vend kandidat për në BE dhe një mashë e Rusisë në këto kohë, kur Rusia i ka shpallur luftë jo vetëm Ukrainës, por edhe Perëndimit”, përfundon Gërvalla.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz Zjarri tani është nën kontroll. Megjithatë, operacionet e shuarjes së zjarrit janë ende duke u zhvilluar... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027 -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër












