Kosova
Gjermani: U mbajt punëtoria mbi institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, drejtuesit e misioneve konsullore në Gjermani dhe mësimdhënës të shumtë të mbledhur nga Gjermania morëm pjesë në punëtorinë mbi “institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë“. Kjo punëtori përmes një video mesazhi u përshëndet edhe nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Artemis Malo, përcjell albinfo.ch.
Kjo punëtori e mbajtur në nivel nacional për mësimin plotësues së gjuhës shqipe në Gjermani, u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie të mbajtur në Hamburg ishte ofrimi i një hapësire për shkëmbimin e ideve, njohurive, përvojave dhe sfidave që mësimdhënësit e gjuhës shqipe në diasporë hasin në kuadër të punës së tyre. Njëkohësisht synohet avancimi i procesit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, institucionalizimin dhe certifikimin, si dhe organizimin e programeve vjetore.
Institucionalizimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, si një nga prioritetet e MPJD-së dhe MASHT-it është jo vetëm një hap i rëndësishëm, por edhe i domosdoshëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit tonë kulturor. Kjo është e mundur vetëm përmes regjistrimit të fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe nga ana e prindërve të tyre.
Zëri i mësimdhënësve të gjuhës shqipe dhe angazhimi i shoqatave apo këshillave të prindërve ka qenë dhe mbetet shumë i rëndësishëm që procesi i mësimit të gjuhës shqipe të institucionalizohet.
Mirënjohës punës së të gjithë mësimdhënësve, të cilët me gjithë sfidat ndër vite, kanë arritur të sigurojnë që breza të ndryshëm të ruajnë dhe të kultivojnë dashurinë ndaj gjuhës së bukur shqipe.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













