Kosova
Organizatat e Shoqërisë Civile, letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës
Organizatat e Shoqërisë Civile i janë drejtuar me një letër të hapur Këshillit të Evropës, ku shprehin mbështetjen e plotë për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, përcjell albinfo.ch.
Në këtë letër organizatat theksojnë se anëtarësimi në KiE është hap themelor në forcimin e përkushtimit dhe realizimit të të drejtave të njeriut dhe perspektivës evropiane.
Në letrën e organizatave të shoqërisë civile thuhet se do të jenë do të jenë të përkushtuara të sigurojnë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet pas anëtarësimit, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Lexoni të plotë letrën e organizatave:
Letër e hapur në mbështetje të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Ne, si anëtarë të organizatave të shoqërisë civile të Kosovës duam t’u bëjmë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe të shprehim shqetësimet tona për perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
Ne mbështesim fuqimisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është një hap themelor në forcimin e përkushtimit dhe realizimit të vendit për të drejtat e njeriut dhe konfirmimin e të ardhmes së Kosovës në BE.
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës jo vetëm që do të ndihmonte procesin e integrimit evropian të Kosovës, por edhe do të përshpejtonte demokratizimin për të përmbushur standardet evropiane.
Ne gjithashtu e pranojmë se përgjegjësitë e Kosovës nuk përfundojnë me anëtarësimin. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që qeveria jonë të vazhdojë të përmbushë të gjitha kushtet pas anëtarësimit.
Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Shoqëria civile në Kosovë është e përkushtuar në mbajtjen e presionit ndaj qeverisë për të përmbushur obligimet për të cilat është përkushtuar Kosova, në mënyrë të plotë dhe transparente, duke siguruar që rruga jonë drejt integrimeve evropiane të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ne jemi të gatshëm të mbështesim dhe të avokojmë për këto synime, duke promovuar një të ardhme ku Kosova të përparojë si pjesë e familjes evropiane.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas












