Kosova
161 serbë aplikuan për të konvertuar patentë shoferin
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se për gjashtë ditë, 161 serbë kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në RKS.
“Nga data 09.05.2024 deri me tani kemi pranuar 161 aplikime për patentë shoferë sipas vendimit të Ministrit me Nr. prot. 0258/24. Ne kemi hartuar një plan të komunikimit që përmes disa aktiviteteve mediale do t’i mbajmë të informuar qytetarët për mënyrat se si mund t’i konvertojnë patentë-shoferet ilegalë në legalë, në këtë fazë procesi po shkon mirë. Veprimet e mëtutjeshme janë të përcaktuara në Vendim, sipas të cilit pas datës 09.08.2024 ndalohet përdorimi i këtyre patentë shoferëve në trafikun rrugor në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, ndër të tjera./Koha.net
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












