Lajme
Çfarë është “certifikata familjare” e Zvicrës dhe kush duhet ta ketë atë?
Ju ndoshta e dini tashmë se zviceranët thjesht i duan dokumentet dhe ata kanë një dokument zyrtar për pothuajse çdo gjë – nga regjistrimi në një komunë të vendbanimit te një certifikatë familjare.
Zviceranët janë shumë efikas dhe të organizuar mirë në mënyrën se si mbajnë gjurmët e të gjithëve në vend – ku jetojnë, çfarë bëjnë dhe të gjitha llojet e informacioneve të tjera personale, transmeton albinfo.ch.
Të gjithë janë shumë të ‘njohur’ për autoritetet lokale, kështu që qëndrimi nën radar në Zvicër nuk është një opsion.
Prandaj, sa herë që lëvizni, duhet të informoni jo vetëm postën, por edhe komunën tuaj të banimit — të çregjistroheni nga adresa e vjetër dhe të regjistroheni në adresën e re.
Autoritetet zvicerane duan të dinë se kush jeton në vendin e tyre dhe ku, shkruan thelocal.
Një nga burimet e informacionit zyrtar janë të dhënat e gjendjes civile, ku janë të regjistruar të gjithë, nga lindja deri në vdekje dhe kudo në mes. Një shembull i tillë është certifikata familjare.
Çfarë është ky dokument?
Për shumë dekada, shekuj në fakt, të gjitha familjet zvicerane kishin një libër zyrtar të regjistrimit familjar, i cili u lëshohej atyre nga zyra e gjendjes civile pas martesës.
Ai përditësohej, shpesh me dorë, pas çdo ngjarjeje të jetës, si lindjet, divorcet dhe vdekjet.
Këta libra ishin në përdorim deri në vitin 2004. Pas kësaj date ata nuk u lëshuan më, por mbeten të vlefshëm edhe sot e kësaj dite për ata që i kanë ende dhe mund të përditësohen ende.
Por për 20 vitet e fundit, megjithatë, një ‘çertifikatë familjare’ e ka zëvendësuar librin.
Megjithëse nuk është më aq i rëndë, ai ende u lëshohet çifteve pas martesës dhe përditësohet me çdo ndryshim të statusit civil.
A kanë të gjithë në Zvicër një të tillë?
Ndonëse fillimisht ishte menduar vetëm për shtetasit zviceranë, në ditët e sotme të gjithë ata që martohen në Zvicër e marrin këtë dokument, pavarësisht nga kombësia.
Personat që janë martuar jashtë vendit përpara se të vijnë në Zvicër, nuk kanë nevojë për një të tillë, megjithëse lindjet, divorcet dhe vdekjet që kanë ndodhur gjatë qëndrimit në vend, do të regjistrohen në një zyrë të gjendjes civile zvicerane.
Si mund të porosisni një kopje të certifikatës familjare, ose një dokumenti tjetër zyrtar, në zyrën e gjendjes civile?
Në varësi të kombësisë suaj dhe kur keni ardhur në Zvicër, disa dokumente, si për shembull certifikata juaj e lindjes, mund të disponohen vetëm nga vendi juaj i origjinës.
Por nëse një ngjarje, si martesa ose lindja e fëmijës suaj, ka ndodhur në Zvicër, ju mund ta porosisni këtë certifikatë nga zyra juaj e gjendjes civile.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












