Kosova
BE për letrën e Gërvallës: U takon shteteve anëtare të KiE-së të vendosin për anëtarësim
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz, i ka dërguar letër Këshillit të Evropës me zotimin se do të nisin hartimin e një draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Lidhur me këtë është deklaruar Bashkimi Evropian.
Zëdhënësja Ioanna Lachana tha se u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës.
“Sipas saj, letra flet për zotimin e Qeverisë së Kosovës për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. BE-ja përsërit se u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj”, thuhet në përgjigjen për Klan Kosovën, përcjell Albinfo.ch.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, bëri të ditur sot se i është drejtuar me një letër zotuese Këshillit të Evropës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













