Kosova
Thirrja e deputetit gjerman: Pranojeni Kosovën në KiE, është moment historik
Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ishte ndër temat që u diskutuan në Bundestagun gjerman të enjten.
Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, para deputetëve e bëri të qartë se Gjermania e mbështet fuqishëm Kosovën në këtë proces.
“Jam mirënjohëse për punën intensive të deputetëve gjerman. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha diplomatja gjermane.
Edhe më i zjarrtë për këtë çështje ishte deputeti gjerman nga radhët e CDU-s, Knut Abraham. Ai i bëri thirrje qeverisë gjermane që të marrë një vendim përfundimtar në favor të Kosovës.
Sipas Abraham edhe nëse Kosova nuk futet nesër në agjendë, Komiteti i Ministrave duhet të mblidhet sërish gjatë muajit qershor për ta shtyrë përpara këtë proces.
Është progres që Qeveria e Kosovës do të dorëzojë një statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj. Iniciativa e Kosovës duhet të vlerësohet sepse për ta bërë këtë gjë duhet të kesh vullnet dhe vizion politik. Tani situata mbetet e paqartë për ditën e nesërme, megjithatë edhe nëse Kosova nuk përfshihet në agjendë, atëherë në një të ardhme shumë të afërt duhet të mblidhet Komiteti i Ministrave sërish për ta shtyre përpara këtë proces. Më së largu në muajin qershor duhet të ketë një takim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.
Tutje politikani gjerman konsideron se Kosova po trajtohet padrejtësisht për shkak se siç thotë ai Asociacioni nuk ishte asnjëherë kriter për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Për mendimin tim është e padrejtë që Kosovës në këtë fazë iu kërkua Asociacioni si kusht shtesë për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare e ka bërë shumë të qartë se Kosova i plotësuar të gjitha kushtet për tu anëtarësuar në këtë organizatë. Me të vërtetë është për të ardhur keq se si është duke u trajtuar Kosova. Tani kemi një moment historik para vetes për ta mbështetur Kosovën dhe ne duhet ta bëjmë këtë gjë”, tha ai për Tëvë 1, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë ditës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i tha televizionit se Kosova do duhej ta dërgonte draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












