Kosova
Bebe Rexha publikon hitin e ri “Chase It”
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka hedhur në tregun muzikor hitin e saj më të ri “Chase It (Mmm Da Da Da)”, përcjell albinfo.ch.
Duke u njohur si një zë i fuqishëm në industrinë e muzikës, kjo këngë shënon një hap të rëndësishëm për Rexhën në botën e dance dhe electronik muzikë.
Kënga është rezultat i bashkëpunimit të Bebes me një ekip të prodhuesve të talentuar të zhanrit house të muzikës, të cilët janë të njohur për punën e tyre në skenë. Chris Lake, Sammy Virji, Punctual dhe Marco Straus kanë bashkuar forcat për të sjellë në veshët e dëgjuesve një melodi të gjallë me ritme që të ftojnë të rrëshqitësh në valën e muzikës.
Klipi i kësaj kënge e shfaq 34-vjeçaren Bebe Rexha në një frymë të guximshme dhe provokuese, duke e paraqitur atë teksa kërcen me pasion nën ritmet e këngës së saj.
Koreografia përcjell energjinë elektrike të këngës, ku skenat “e nxehta” të klipit vizual janë të garantuara të bëhen një hit në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme muzikore.
“Chase It (Mmm Da Da Da)” tregon jo vetëm talentin artistik të Bebe Rexhës, por edhe shkathtësinë e saj për të qenë inovative dhe për të eksploruar territore të reja në karrierën e saj artistike.
Fansat dhe kritikët mezi presin të shohin ecurinë e kësaj kënge në klasifikimet muzikore dhe se si do të pritet nga audiencat globale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













