Kosova
Shembet dheu, bllokohet rruga Gjakovë – Klinë
Rruga Gjakovë – Klinë është bllokuar për shkak të shembjes së dheut, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se sasia e dheut të shembur është e madhe dhe se rruga vazhdon të jetë e bllokuar.
“Nga ora 1:00 pas mesnatës Policia është njoftuar se rruga Klinë-Gjakovë, saktësisht në Volljakë, ka shembje dheu. Njësitë kanë dalë aty. Rruga është e bllokuar për qarkullim. Kompania kontraktore për rregullim po bën përpjekje për ta liruar”, ka thënë Rugova.
Mediat lokale në Klinë kanë publikuar disa fotografi ku shihet se asfalti është dëmtuar.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













