Kosova
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e ndodhura vitin e kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet të mbajtur sot ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar në Kosovë e kanë ndikuar negativisht situatën e sigurisë në rajon.
Ai tha se pas tensioneve, NATO ka dërguar 1 mijë trupa shtesë në Kosovë.
Duke folur për batalionin turk, Ulutas ka thënë se ushtarët turq që kanë ardhur në kuadër të forcave shtesë, janë duke thënë kontribut në mënyrë profesionale dhe që do të bëjë ndryshimin.
“Siç e dini, batalioni ynë komando nga Turqia po shërben në fushën e operacioneve si njësi rezervë. Në rastin e batalionit tonë turk, ushtarët tanë po japin një kontribut që do të bëjë ndryshimin këtu në një mënyrë profesionale, shumë të trajnuar. Kjo na jep besim”, ka deklaruar Ulutas.
Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup paramilitar serb nisi sulm të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për sulmin e pati marrë Milan Radoiçiq, i cili edhe pse i kërkuar nga INTERPOL-i, vazhdon të jetë i lirë nëpër Serbi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën











