Lajme
Arrin në 84 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Afganistan
Ka arritur në 84 numri i personave të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Afganistan. Një zëdhënës i talebanëve sot ka deklaruar se qindra persona janë zhdukur, transmeton albinfo.ch.
Shirat e dendur dhe përmbytjet kanë goditur katër rrethe në provincën Faryab mbrëmjen e së shtunës, duke lënë 66 persona të vdekur, pesë të plagosur dhe tetë të zhdukur.
“18 persona të tjerë kanë vdekur nga përmbytjet të premten”, tha Esmatullah Moradi, zëdhënës i guvernatorit të provincës në Faryab.
Sipas tij, rreth 1 mijë e 500 shtëpi u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht, ndërsa qindra hektarë toka bujqësore u shpërndanë dhe më shumë se 300 kafshë ngordhën, shkruan AP.
Në anën tjetër, në provincën perëndimore të goditur rëndë, Ghor, 50 njerëz u raportuan të vdekur nga përmbytjet e së premtes, sipas Abdul Wahid Hamas, zëdhënës i guvernatorit të provincës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












