Shqipëria
Aeroplani nga Franca bën ulje emergjente në Tiranë, kjo është arsyeja
Për shkak të emergjencës shëndetësore, leja është aprovuar
Një avion i nisur nga Aeroporti i Lyon në Francë me destinacion Stambollin, ka bërë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shkak është bërë një emergjencë shëndetësore në bord.
Ka qenë një shtetas me kombësi afgane i cili ka prerë damarët e dorës teksa ndodhej në bordin e avionit të kompanisë “Turkish Airlines”, duke traumatizuar pasagjerët e tjerë.
Stafi i ka dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë piloti i avionit model “Boeing 737-8F2”, siç mëson neësbomb.al është lidhur me kullën e kontrollit në Rinas dhe ka kërkuar leje për të bërë ulje të detyruar. Për shkak të emergjencës shëndetësore, leja është aprovuar, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Shtetasi me kombësi afgane dhe me letërnjoftim të shtetit të Francës është marrë menjëherë nga ambulanca që ndodhej në gatishmëri dhe e vënë në dijeni nga piloti përmes kullës së kontrollit, është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Sipas burimeve për neësbomb.al, pasagjeri është në kujdesin intensiv të mjekëve shqiptarë, por fatkeqësisht në gjendje të rëndë për jetën për shkak se ka humbur shumë gjak.
Avioni i nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Saint Exupéry” ka qëndruar disa minuta në pistën e Rinasit dhe më pas ka kërkuar leje për të vazhduar fluturimin në destinacionin final, për në Aeroportin e Stambollit në Turqi.
Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.
40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












