Lajme
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, në kalendarin zyrtar të OKB-së
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 11 Korriku, tashmë është shënuar në kalendarin zyrtar në faqen e OKB-së, përcjell albinfo.ch.
Kjo pasoi pasi rezoluta u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23 maj.
Për Rezolutën votuan 84 vende, 19 ishin kundër, ndërsa 68 abstenuan. Kalendari zyrtar i OKB-së e rendit 11 Korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”.
Rezoluta u referohet fakteve nga aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe gjykatave vendase. Ndër të tjera, ajo bën thirrje për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.
Miratimi i rezolutës u kundërshtua më së shumti nga Serbia dhe Rusia. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007. Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, e mohojnë gjenocidin.
Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnjë e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg. Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.
E-Diaspora
-
Motrat Arifi nga diaspora përfaqësojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare të golfit Dafina dhe Geresa Arifi, motra me rrënjë kosovare, përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare të golfit... -
Zvicër
AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen -
Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar -
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë -
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës
Jeta në Zvicër
-
Më pak se 5% e fëmijëve zviceranë vuajnë nga privimi Në vitin 2024, 4.9% e fëmijëve zviceranë nën moshën 16 vjeç vuajtën nga privimi. Shkalla rritet... -
Hetimi mbi fiksimin e çmimeve zgjerohet në 20 firma zvicerane ndërtimi -
Tragjedia e Crans-Montana: Riatdhesohen viktimat e trajtuara jashtë vendit -
“Larg duart të dielave dhe pagave minimale” -
Cyrihu kundërshton ngritjet e avionëve drejt jugut nga aeroporti












