Lajme
Sulm me thikë në metronë në Francë, marokeni therr 4 persona
Katër persona mbetën të plagosur në metronë e qytetit të Lionit, në Francë, pasi një agresor i sulmoi me armë të ftohtë.
Autori i sulmit u ndal nga forcat e policisë. Sipas të dhënave zyrtare, dy nga të plagosurit u lënduan në bark dhe gjendja e tyre është e rëndë, por jo në rrezik për jetën.
Ndërsa dy të tjerët u prekën nga thika vetëm tek pjesa e krahëve. Ndërkohë, një grua që pa ngjarjen e rëndë u transportua në spital në gjendje shoku.
Për ngjarjen nuk është angazhuar Prokuroria e Antiterrorit, por është hapur një hetim nga policia kriminale për “tentativë vrasjeje”.
Agresori është një shtetas maroken, 27 vjeç dhe paprecedent penal. Sipas mediave franceze, në të kaluarën ai ka qenë disa herë i shtruar në spital për probleme mendore.
Edhe dëshmitarët e përjashtuan mundësinë që përpara sulmit ai të ketë shqiptuar fjalë me përmbajtje ideologjike apo fetare.
Episodi i dhunshëm ndodhi në një vagon treni, por njerëzit e kishin parë të dyshuarin edhe në stacion, ku sillej në mënyrë të çuditshme.
Sipas një zëdhënësi të forcave të rendit, vagoni ishte i mbushur me njerëz në momentin kur agresori u hodh në aksion.
Menjëherë më pas ai u përpoq të hiqte qafe armën, një thikë me sustë, që më pas iu gjet në posedim bashkë me një pasaportë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres
Jeta në Zvicër
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental











