Lajme
Një e treta e zviceranëve kanë pasur një konflikt me fqinjët e tyre
Gati një e treta e zviceranëve kanë pasur një konflikt me fqinjët e tyre. Arsyet më të zakonshme janë problemet që lidhen me zhurmën, përdorimin e dhomës së përbashkët të lavanderisë ose të hapësirave të parkimit, si dhe mosmarrëveshjet për tokën, tregon një sondazh i publikuar të martën.
Sipas sondazhit të institutit të Cyrihut Marketagent, shqetësimet e lidhura me zhurmën shkaktojnë pothuajse gjysmën e tensioneve (45%), krahasuar me mospërputhjen me planin për përdorimin e dhomës së lavanderi ose të një dhome lavanderie të ndotur nga përdoruesi i mëparshëm (22 %) si dhe probleme që lidhen me parkimin (21%).
Shumë fërkime lindin edhe nga çështjet në lidhje me kufijtë e pronës (gjerdhe, bimë etj.). Ose ruajtja e sendeve personale në zonat e përbashkëta të një ndërtese, si shkallët.
Sondazhi tregon se vetëm 43% e të pyeturve thanë se kishin kërkuar dialog me fqinjët e tyre. Një e katërta (24%) ishin të zemëruar në heshtje dhe 22% kontaktuan menaxhmentin e tyre. Shtatë për qind thirrën policinë.
Më shumë se një e treta e njerëzve që kanë pasur ndonjëherë një konflikt me fqinjët e tyre e panë atë shqetësuese. Për 80% të të anketuarve përgjegjësinë për mosmarrëveshjen e kanë fqinjët.
Në total, dy të tretat e të anketuarve vlerësuan se kishin një marrëdhënie “mjaft të mirë” (46%) ose “shumë të mirë” (22%) me fqinjët e tyre. Vetëm 6% e konsiderojnë të keqe./SRF
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit













