Kosova
Komediani kosovar, në serialin që do të transmetohet në televizionin shtetëror zviceran “SRF”
Vedat Bajrami ka konfirmuar se do të aktrojë me rolin kryesor në një serial zviceran, që do të transmetohet në SRF në gjuhën gjermane
Mësohet se komediani shumë i dashur për audiencen shqiptare, Vedat Bajrami, ka konfirmuar se do të aktrojë me rolin kryesor në një serial zviceran, që do të transmetohet shumë shpejt në televizionin shtetëror zviceran “SRF”, shkruan albinfo.ch.
Komediani Vedat Bajrami është personaliteti i njohur edhe si “Vedati i Stupcave”, serial shumë i dashur për kosovarët.
Vedati tregon se ka 2 vjet që është duke punuar në serialin me të ri në Zvicër dhe së fundmi i është dhënë drita e gjelbërt që do të transmetohet në SRF.
Pritet se në muajin gusht do të startojnë gjirimet e para të këtij seriali që të ketë tematika të ndryshme dhe do të transmetohet në gjuhën gjermane.
“Është hera e parë që një shqiptar nga Kosova do të aktrojë në një serial zviceran me rolin kryesor, në fakt, ky është fat për mua që do të punoj me një ekip shumë profesional dhe do të ketë shumë surpriza”, është shprehur ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












