Lajme
Rusia tallet me presidenten zvicerane
Në një përpjekje për të diskredituar konferencën globale për paqen në Ukrainë, të cilën Zvicra po organizon më 15 dhe 16 qershor, presidentja zvicerane, Viola Amherd, ka qenë një objektiv ofendimesh në televizionin shtetëror rus, përcjell albinfo.ch.
Në një program njëorësh, prezantuesi dhe anëtarët e ftuar të panelit sulmuan pamjen e Amherd dhe e quajtën atë një “vrasëse të fëmijëve” për mbështetjen e të drejtave të abortit.
Ata gjithashtu akuzuan Amherd si të uritur për para dhe pushtet, pasi ajo nuk është vetëm presidentja aktuale e vendit, por edhe ministrja e Mbrojtjes.
Ndërsa Amherd i ka injoruar sulmet, media tha se “këto deklarata demonstrojnë mungesë të të kuptuarit të sistemit politik zviceran. Dhe, duke sulmuar presidenten, Rusia gjithashtu dhe mbi të gjitha denigron Zvicrën”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













