Lajme
Apple, kompania e parë që kalon 1 trilion dollarë
Apple është bërë kompania e parë në botë që kalon pragun prej 1 trilion dollarësh në vlerën e markës, me rritje prej 15% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa vlera e kompanisë së prodhimit të chip-ave Nvidia është thuajse trefishuar, sipas një klasifikimi global të përpiluar nga BrandZ të Kantar.
Prodhuesi i iPhone renditet i pari si marka me vlerën më të lartë në botë për të tretin vit me radhë në 2024, i ndjekur nga Google i Alphabet në 753 miliardë dollarë dhe Microsoft, në 713 miliardë dollarë, sipas Kantar.
Në fillim të kësaj jave, Apple prezantoi funksione të reja të Inteligjencës Artificiale, të cilat pritet të nxisin kërkesën për iPhone dhe të përmbysin rënien e shitjeve të produktit të saj më të shitur, për shkak të tkurrjes së shpenzimeve të konsumatorëve dhe rimëkëmbjes së rivalëve teknologjikë.
“Apple ka ofruar vazhdimisht produkte, shërbime dhe mesazhe, që kanë qenë në harmoni me konsumatorët, duke krijuar një ndjekje të fortë për markën” – tha analisti i Counterpoint, Varun Mishra.
Me kapitalizim tregu prej 3.18 trilionë dollarësh, Apple është para kompanisë së prodhimit të chip-ave IA të Nvidia, me 2.97 trilionë dollarë.
Në valën e entuziazmit për Inteligjencën Artificiale dhe bumit të kërkesës për chip-a, Nvidia ka hyrë për herë të parë në renditjen e markave me vlerën më të lartë në botë të Kantar.
“Nvidia e cila drejtohet nga kumbari i IA, Jensen Huang, dhe krijuesi i këtij revolucioni të IA, është tani një markë e njohur, pasi chip-at e saj GPU janë tashmë ari i ri dhe nafta e re e botës teknologjike” – deklaroi Dan Ives, analist i Wedbush Securities.
Vlera e markës është rritur më shumë se 200 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë, duke e bërë Nvidia markën e gjashtë me vlerën më të lartë në botë, sipas Kantar.
Edhe Oracle, që ofron shërbime cloud të mbështetura tek Inteligjenca Artificiale, hyri në klasifikimin e dhjetë markave me vlerën më të lartë në botë të Kantar, duke u renditur e nënta. Vlera e markës u rrit me 58%, në 145 miliardë dollarë.
Kantar deklaroi se hulumtimi përfshiu mbi 4.3 milionë intervista të konsumatorëve në 532 kategori dhe 21.000 marka të ndryshme në 54 tregje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë












