Lajme
Pse shkollat ndërkombëtare në Zvicër janë më të shtrenjtat në Evropë?
Dërgimi i fëmijës tuaj në një shkollë ndërkombëtare në Zvicër nuk është aspak i lirë, në fakt, është vendi më i shtrenjtë në Evropë për këtë lloj edukimi.
94 shkolla në 10 qytete zvicerane janë të përshtatura posaçërisht për studentët, prindërit e të cilëve janë shtetas të huaj dhe duan që fëmijët e tyre të marrin një arsim ndërkombëtar që njihet jashtë vendit më gjerësisht sesa një shkollë vetëm zvicerane – veçanërisht jashtë BE-së.
Klasat janë zakonisht më të vogla se në shkollat publike dhe zhvillohen në anglisht, megjithëse disa shkolla kanë seksione (ose mësime) edhe në një gjuhë kombëtare, transmeton albinfo.ch.
Por, si pothuajse çdo gjë tjetër në Zvicër, kostoja e shkollimit dhe shërbimeve të tjera në këto shkolla (të tilla si aktivitetet jashtëshkollore, për shembull), është më e lartë se në institucionet ndërkombëtare në të gjithë Evropën.
Ky është konstatimi i një sondazhi të ri të kryer nga Baza e të Dhënave të Shkollave Ndërkombëtare, e cila hulumton dhe krahason shkollat në qytete në mbarë botën. Të dhënat më të fundit janë për vitin 2023, raporton thelocal.
Në raportin e saj të publikuar të mërkurën, organizata tha se “Zvicra vazhdon të jetë dukshëm më e shtrenjtë se pjesa tjetër e Evropës për shkollimin ndërkombëtar”.
“Çmimet mesatare në qytetet zvicerane janë minimalisht 16 për qind më të larta se çdo qytet tjetër evropian i përfshirë në kërkimin tonë. Që nga fillimi i hulumtimit tonë, Zvicra ka qenë gjithmonë vendi më i shtrenjtë në Evropë për shkollimin ndërkombëtar, dhe gjithashtu ka qenë ndër më të shtrenjtët në botë. Asgjë nuk ka ndryshuar në 2023.”
Në fakt, tre qytetet më të shtrenjta në Evropë për arsim ndërkombëtar ndodhen të gjitha në Zvicër.
Në Cyrih dhe Zug, çmimi mesatar është 27,481 franga, e ndjekur nga Gjeneva 23,767 franga dhe Lozana 15,459 franga.
“Ajo që po bëhet më e qartë, është se sa i rëndësishëm është ndryshimi midis çmimeve në Zvicër dhe në pjesën tjetër të Evropës. Për shembull, Londra është qyteti më i shtrenjtë jozviceran në listë, me një çmim mesatar prej 22,725 dollarë në vit”.
Kjo do të thotë një hendek prej disa mijëra dollarësh / franga mes Londrës kundrejt Cyrihut, Zugut dhe Gjenevës.
Jashtë Zvicrës dhe Londrës, çmimet mesatare për shkollat ndërkombëtare në Evropë variojnë nga 10,000 deri në 20,000 dollarë në vit.
Pse këto shkolla janë më të shtrenjta në Zvicër se në vendet e tjera?
Çmimet për pothuajse të gjitha produktet dhe shërbimet janë më të larta në Zvicër (dhe veçanërisht në Cyrih dhe Gjenevë), se kudo në Evropë, kështu që këto kosto reflektohen në tarifat e shkollimit të ngarkuara nga shkollat private.
Gjithashtu, pagat zvicerane janë mjaft më të larta, që do të thotë se mësuesit dhe anëtarët e tjerë të stafit fitojnë më shumë para se homologët e tyre në vendet e tjera.
Dhe ka gjithashtu një çështje reputacioni, e cila vjen me një çmim gjithashtu.
Sipas renditjes më të fundit nga World Schools, Shkolla Ndërkombëtare e Cyrihut është më e mira në Evropë nga më shumë se 100 të vlerësuara, ndërsa Institut Montana Zugerberg në Zug është në vendin e pestë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?












