Lajme

Swisscom ndryshon modelin e abonimit, do të rrisë çmimet

Nga 24 korriku, telekomi më i madh i Zvicrës do të braktisë paketën e tij inOne Home, e cila përfshin telefonin, internetin dhe televizionin, përcjell albinfo.ch.

Ai do të zëvendësohet nga një shërbim i ri i quajtur Basic Home. Por. duke qenë se ofron një internet me shpejtësi të lartë prej 50 Mbps. në vend të 10 Mbps aktuale, kostoja e abonimit do të jetë gjithashtu më e lartë: do të rritet nga 50 franga në muaj, tani në 59,90 franga.

Kalimi në paketën e re do të bëhet automatikisht, kështu që kushdo që nuk dëshiron të paguajë çmim më të lartë të abonimit, duhet të njoftojë Swisscom sa më shpejt të jetë e mundur.