Shqipëria
Ndërprerja e djeshme e energjisë elektrike: Komisioni Evropian nis hetimet
Gjatë ditës së djeshme, në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Pas kësaj ndërprerje, rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike ka njoftuar në një deklaratë me shkrim se do të nis një hetim ndërkombëtar për incidentin e djeshëm.
“ENTSO-E aktualisht po mbledh të dhëna teknike për këtë incident nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion rreth kësaj ngjarjeje në të ardhmen e afërt. Në përputhje me metodologjinë për klasifikimin e incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve të ENTSO-E do të zgjidhi një panel ekspertësh për të vlerësuar shkaktarët dhe pasojat e incidentit”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Nga Mali i Zi kanë deklaruar se shkaku i prishjes rajonale të sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta, por një hetim ndërkombëtar nga Shoqata Zyrtare Evropiane e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit do të hetojë se nga kanë nisur problemet.
Operatoret e sistemeve të transmetimit kanë arritur të rikthejnë furnizimin e energjisë brenda 2 orësh.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










