Futboll
Shaqiri, një nga yjet më të mëdha në historinë e futbollit zviceran
Shaqiri ka 125 ndeshje me Zvicrën, duke qenë i dyti pas Granit Xhakës. Ai është shënuesi i katërt më i miri në histori me 32 gola
Xherdan Shaqiri njoftoi pensionimin nga Përfaqësuesja e Zvicrës.
Shaqiri ka 125 ndeshje me Zvicrën, duke qenë i dyti pas Granit Xhakës. Ai është shënuesi i katërt më i miri në histori me 32 gola, derisa Alexander Frei ka 42 gola, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri nga viti 2010 është pjesë e Zvicrës, duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar të Natit.
Ai u përzgjodh nga Ottmar Hitzfield për Botërorin e 2010 e më pas mori pjesë në të gjitha ngjarjet madhore me Zvicrën. Luajti në Botërorin e 2014, Euro 2016, Botërorin 2018, Euro 2020, Botërorin 2022 dhe Euro 2024.
Në Euro 2016, goli i tij ndaj Polonisë ishte më i miri i Evropianit.
Xherdani ka fituar tri herë titullin në Zvicër me Baselin dhe dy herë Kupën e Zvicrës, tri herë fitoi titullin në Gjermani me Bayernin, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, dhe Botërorin për klube.
Fitoi titullin në Angli me Liverpoolin, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për klube.
Dy herë u shpall futbollisti më i mirë i Zvicrës, më 2011 dhe 2012.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?











