Futboll
Reagimi i Xhakës dhe federatës zvicerane për Shaqirin
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka reaguar pas vendimit të Xherdan Shaqirit për t’i dhënë fund karrierës me Zvicrën.
Xhaka në Instagram ka shpërndarë postimin e Shaqirit ku ai njoftoi për këtë vendim, derisa ka shkruar “faleminderit për të gjitha”.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares helvetike. Xhaka dhe Shaqiri për kohë të gjatë kanë luajtur së bashku te Zvicra, transmeton albinfo.ch.
Shaqiri ka njoftuar sot se i ka dhënë fund karrierës te Zvicra.
Federata e Futbollit e Zvicrës ka falënderuar Shaqirin për kontributin e dhënë për fanellën e Zvicrës.
“Dëshirojmë t’u falënderojmë shumë për paraqitjet e shumta të paharrueshme, për golat dhe asistimet e mrekullueshme në përfaqësuese dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen. Ju me lojën dhe golat tuaj keni prekur dhe pushtuar zemrat tonë dhe të tifozëve”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?











