Kosova
Zjarr në anën greke, MPB njofton se është mbyllur pika kufitare “Bogorodica”
Është mbyllur pika kufitare për hyrje në Greqi “Evzoni”, respektivisht pika kufitare “Bogorodicë”, për shkak të një zjarri që shpërtheu në afërsi. Rruga për në pikën kufitare është mbyllur, ndërsa policia rrugore ka devijuar qarkullimin.
Zjarri ka rënë pak pas orës 12 në zonën me bar, ndërsa për shuarjen e tij po punojnë 22 zjarrfikës dhe 10 automjete.
Në pikën tonë kufitare, kufiri nuk funksionon dhe punonjësit janë evakuuar. Kolona, siç shkruan “Prototema”, është pothuajse për në Gjevgjeli, ndërsa veturat janë riorientuar në pikën kufitare të Dojranit.
MPB apelon qytetarët që të mos shkojnë në pikën kufitare derisa të bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe qarkullimi të jetë normalizuar.
Drejtoria e Doganave konfirmon duke informuar se për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në anën greke, është vështirësuar dalja dhe hyrja në vend përmes pikës kufitare Bogorodicë. Për këtë, Drejtoria doganore apelon qytetarët që të përdorin pikat e tjera kufitare me Greqinë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











