Lajme
Interneti edhe në zona rurale
Banka Botërore ndihmon institucionet e Kosovës për shtrirjen e rrjetit të internetit edhe nëpër zonat rurale të Kosovës
Banka Botërore dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës do të financojnë një projekt që përfshijnë shtrirjen e rrjetit të internet nëpër zonat rurale të Kosovës. Ky projekt me titull “Innovative and Green Growth for Rural Areas of Kosovo”, synon sigurimin e një platformë analitike për shtrirjen e infrastrukturës për internet brezgjerë nëpër komunat rurale që aktualisht janë më pak të mbuluara të Kosovës.
Me këtë investim pritet të krijohet një platformë e qëndrueshme për rritje inovative dhe të gjelbër në Kosovë.
“Një numër i komunave rurale në Kosovë që njëkohësisht kanë numër më të madh të familjeve të varfra, janë të hendikepuara edhe për nga mundësitë e lidhjes në infrastrukturën brezgjerë dhe ekonomikisht të favorshme të internetit. Sipas vlerësimeve të qeverisë, 43 për qind e familjeve rurale janë aktualisht pa qasje në internet brezgjerë”, thuhet në një njoftim.
Një e treta e këtyre familjeve, siç thuhet në qëndrimin e qeverisë, nuk ka shumë gjasa që do të lidhen në këtë infrastrukturë në një të ardhme të afërt pa intervenim gjithëpërfshirës.
Në këtë drejtim aktiviteti i ndërmarrë është në harmoni të plotë me strategjinë e sektorit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese në Kosovë- “Politikat e Sektorit të Komunikimeve Elektronike – Agjenda Digjitale për Kosovën 2013-2020”.
“Qasja e dobët në infrastrukturën brezgjerë nuk është pengesë vetëm për zhvillimin e Telekomunikimeve dhe sektorit të Teknologjisë Informative, por shkakton pengesa edhe për plotësimin e nevojave dhe benefiteve që janë si rezultat i përdorimit të TIK për rritje të qëndrueshme dhe të pastër ekonomike, integrim rajonal ekonomik, gjenerimin e e-punësimit, zhvillimin e infrastrukturës së mençur dhe optimizimit të shërbimeve publike nëpërmjet e-shërbimeve” tha Agim Kukaj, udhëheqës i Departamentit të Postë dhe Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.
Ajo që është e rëndësishme, sipas tij, është fakti se për dallim nga Bashkimi Evropian, Kosova ka një pjesë të konsiderueshme të popullsisë rurale dhe asaj të moshës së re. “Shumica e popullatës sonë është rurale dhe mbi një e treta është 18 vjeç ose më e re. Është e qartë se me zgjerimin e internetit brezgjerë në zonat rurale, qeveria do t’i hapë rrugë mundësive të reja, sidomos për të rinjtë, të cilët kanë më shumë prirje për teknologji sesa grupmoshat tjera”, konsideron Kukaj.
Ndërsa Natalija Gelvanovska, specialiste e lartë për Politika të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese në Bankën Botërore, tha se qeveria e Kosovës bëri një hap të rëndësishëm në identifikimin e saktë të zonave të pambuluara dhe si të adresohen ato në aspektin teknologjik dhe financiar.
“Ne jemi të gëzuar që mund të sjellim në Kosovë praktikat më të mirat ndërkombëtare në telekom dhe teknologjinë informative komunikuese nga rajoni (Bashkimi Evropian) dhe liderë të njohur globalë siç është për shembull Koreja”, deklaroi ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Forbes përzgjedh Xhoela Bamen mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër, rritje prej 2.4% brenda një viti Rritjet arrijnë deri në 10.1% në Nidvaldo. Situata të vështira edhe në kantonet Uri (+6.6%), Zug... -
Platforma e re zvicerane paralajmëron për rreziqet e pirjes së duhanit pasiv -
SWISS do të rifillojë fluturimet në Tel Aviv në korrik -
Familjet zvicerane do të paguajnë “635 franga më shumë në vit” nëse propozimi anti-imigracion fiton -
Studim në Cyrih: Rritet frika nga dëbimet e qiramarrësve













