Kosova
Skandali i kërcënimit të Bebe Rexhës në aeroportin e Mynihut, deklarohen nga kompania ‘Lufthansa’
Ditë më parë, një skandal ka ndodhur në aeroportin e Mynihut, ku këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bleta ‘Bebe’ Rexha është kërcënuar nga një anëtar i sigurimit të aeroplanit, veç pse ajo i është drejtuar me pyetje në gjuhën shqipe.
Siç tregoi vetë artistja në një video të publikuar në Instagram, ajo i ishte afruar sigurimit duke i folur në gjuhën e saj amtare (pasi kishte menduar se sigurimi ishte shqiptar) dhe me të dëgjuar atë të flasë në shqip, ai e ka kërcënuar dhe më pas ka dashur ta largojë nga fluturimi.
E lidhur me këtë ngjarje media ka kontaktuar kompaninë gjermane të fluturimeve, ‘Lufthansa’ me të cilën Bebe Rexha po fluturonte atë ditë, për të kërkuar sqarime mbi këtë situatë dhe në një përgjigje për redaksinë tonë, përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar:
“Ne kontaktuam drejtpërdrejt Bebe Rexhën të shtunën për të kuptuar situatën dhe jemi duke kryer një hetim të brendshëm mbi çështjen. Si një linjë ajrore ndërkombëtare, ne lidhim njerëzit dhe vendet në mbarë globin. Mysafirët dhe punonjësit tanë vijnë nga e gjithë bota. Diversiteti dhe mundësitë e barabarta janë vlera thelbësore për kompaninë dhe kulturën tonë korporative. Ne nuk tolerojmë asnjë lloj sjelljeje diskriminuese”.
Për të dhëna të mëtejshme, ‘Lufthansa’ ka sqaruar se këngëtarja ka hipur në fluturim normalisht dhe në kohë – duke arritur kështu të kthehet në shtëpi.
“Ekziston gjithmonë një kontroll paraprak sigurie për të gjithë pasagjerët që nisen për në SHBA dhe Kanada në aeroportin e Mynihut, të kryer nga një kompani sigurie para se pasagjerët të mund të hyjnë në zonën e portës. Bebe Rexha duket se u mërzit me njërin nga këta punonjës të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e ‘Lufthansa’.
Bebe Rexha përndryshe në videon e publikuar në InstaStory të shtunën, shihej duke qarë dhe duke treguar momentet e tensionuara në aeroport.
Ajo ka akuzuar kompaninë për një akt diskriminimi dhe urrejtjeje ndaj saj për shkak të identitetit të saj shqiptar. Ky reagim ka ngjallur një valë mbështetjeje nga ndjekësit e saj dhe komuniteti shqiptar.
‘Lufthansa’ ka premtuar se do të kryejë një hetim të plotë për të kuptuar më mirë situatën dhe për të marrë masat e nevojshme për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.
Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të zhvillohen hetimet dhe cilat do të jenë pasojat e këtij skandali.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë










