Futboll
Fanella e Xherdan Shaqirit, më e shitura te Bazeli
Fanella e tij me numrin 10-të del të jetë më e shitura
Mediumi i njohur zviceran Blick, ka shkruar për rikthimin e Xherdan Shaqirit te FC Basel dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit.
“A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB? Kjo mbetet për t’u parë. Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri (32). I madh”, shkruan fillimisht Blick.
Se sa i madh është Xherdan Shaqiri, kjo ishte e dukshme të hënën në mbrëmje, kur ish-ylli i Zvicrës me 125 ndeshje – tre ditë pas zyrtarizimit të transferimit – u mirëprit nga mijëra tifozë të Baselit rreth stadiumit të klubit. Ai i përshëndeti me dorë tifozëve si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB.
“Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, ka deklaruar ai, por pas çdo fjale të Shaqiri tifozët vazhdonin me brohoritje.
Ai falënderoi menaxhmentin dhe presidentin e FCB, David Degen, ndërsa shtoi se klubi do të kthehet aty ku e ka vendin. Më pas, Shaq përshëndeti sërish fansat të paktën përkohësisht, ndërsa bëri disa foto me disa nga ta. Klubi ka planifikuar një seancë për autografe, ndërsa fanella e tij me numrin 10-të po del të jetë më e shitura në ditët e fundit.
E-Diaspora
-
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala” Themeluesja e “Thinking Machines” dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI u shfaq në tapetin e kuq... -
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale -
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














