CH-Ballkani
Berlin-Prishtinë: Bëhen bashkë për ndaljen e refugjatëve
Gjermania në bashkëpunim me Kosovën do ta ndalë valën e azilkërkuesve nga Kosova.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, theksoi pas takimit në Berlin me homologun kosovar, Hashim Thaçi, se vetëm të përndjekurit politik kanë “një shans për azil” në Gjermani. Njëkohësisht Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka vënë në dispozicion një milion euro shtesë për të ndihmuar të kthyerit kosovarë.
Numri i azilkërkuesve nga Kosova gjatë muajve të fundit është rritur ndjeshëm. Vetëm në janar kanë ardhur në Gjermani mbi 10 000 azilkërkues nga Kosova. Arsye kanë qenë fjalët që kanë qarkulluar se gjoja Republika Federale e Gjermanisë jep me lehtësi leje qendrimi. “Për këdo që nuk përndiqet për arsye politike, kërkesa për azil në Gjermani nuk rezulton me leje të përhershme qendrimi, por me kthimin në Kosovë”, bëri të qartë Steinmeier, transmeton DW. Nuk duhet të zgjohen shpresa që nuk mund të realizohen.
Sipas të dhënave të Entit Federal për Migracion dhe Refugjatët, shumë refugjatë japin si arsye të largimit se nuk shohin asnjë perspektivë në vendin e tyre për shkak të papunësisë dhe të ardhurave të ulëta.
Ministrat e Brendshëm të landeve të Gjermanisë vendosën në shkurt për përshpejtimin e procedurave të shqyrtimit të kërkesave për azil për refugjatët nga Kosova. Azilkërkuesit nga Kosova të llogarisin me refuzimin e shpejtë të kërkesave të tyre për azil në Gjermani.
Një sërë aplikimesh tani do të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar brenda 14 ditësh. Me këtë masë autoritetet kanë reaguar ndaj rritjes masive të numrit të refugjatëve nga Kosova.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” Konferencë kushtuar dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e organizuar nga shoqata “Zëri i Gruas LIRA”,... -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë
Jeta në Zvicër
-
Probleme gjuhësore midis makinistëve të SBB: Për pak përplasje trenash Keqkuptimet midis makinistëve të trenave që flisnin gjermanisht dhe dispeçerëve që flisnin frëngjisht penguan trajtimin e... -
Zviceranët: “E shohim problemin e migracionit, por iniciativa ishte tepër ekstreme” -
Lindt ul çmimet e çokollatave premium në Zvicër pas presionit të tregut -
Ushtria zvicerane mobilizon mbi 3,000 ushtarë në një stërvitje të madhe mbrojtjeje -
Si e shohin partitë refuzimin e nismës së SVP-së















