Kosova
Presidentes Osmani i ndahet Çmimi i Potsdamit, për media
Çmimin për media të Potsdamit “M100 Media Award” këtë vit, krahas presidentes së Kosovës e merr edhe kryeministri polak, Donald Tusk.
Çmimi për media i Potsdamit “M100 Media Award” i sivjetshëm i shkon Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrit polak Donald Tusk.
Çmimi (pa vlerë monetare) do të jepet në mes të shtatorit në Pallatin Sanssouci në Potsdam, transmeto albinfo.ch. Kancelari Scholz pritet të mbajë fjalimin kryesor politik me atë rast.
Osmani-Sadriu dhe Tusk janë zëra të pashmangshën për një shoqëri demokratike dhe të lirë, tha kryetari i komunës së Potsdamit, Mike Schubert, shrkuan wdr.de. Të dy kanë vendosur të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike në qendër të veprimeve të tyre.
Çmimi i Medias M100 synon të nderojë dhe celebrojë individë të guximshëm në vendet e tyre përkatëse që sfidojnë shtypjen dhe përfaqësojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut. Ky çmim prestigjioz do të jepet gjatë konferencës për media më 12 shtator.
Sipas organizatorëve, kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) do të mbajë një fjalim në ngjarjen në Potsdam, transmeton albinfo.ch. Përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, rreth 80 kryeredaktorë dhe delegatë nga fusha e politikës, shoqërisë civile dhe shkencës do të diskutojnë ndikimin e dezinformimit dhe Evropës përballë konfliktit në Ukrainë.
Fituesit e viteve të mëparshme kanë qenë populli ukrainas dhe Lëvizja për Lirinë e Jetës së Grave në Iran.
Presidentja e Kosovës bëhet liderja e parë nga Ballkani që nderohet me çmimin ndërkombëtar M100
Në njoftimin e publikuar nga M100, thuhet se Presidentja Osmani: “është e përkushtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike. Ajo angazhohet për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë si arritje thelbësore, përkundër të gjitha kërcënimeve dhe pengesave”.
Pr
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave











