Kosova
Gjakova, nikoqire e festivalit “Gjakova Summer Fest”
Kalendarin e ngjarjeve kulturore që zhvillohen në Gjakovë, tash e një vit e ka pasuruar edhe festivali “Gjakova Summer Fest”, festival ky i cili si synim ka të ruajë pasqyrën e vërtetë të kulturës gjakovare.
Sindorela Doli – Kryeziu, organizatore e këtij festivali, në një intervistë për Telegrafin shpalosi edhe programin kulturo-artistik që do të përmbajë ky festival.
“Këtë vit është edicioni i dytë i festivalit që është paraparë të zhvillohet gjatë 3 netëve, më 23, 24 dhe 25 gusht. Më datë 23 gusht do të performojë Shkelzen Doli me ansamblin e tij, dhe me mysafirë të ftuar që janë jo vetëm nga Gjakova, por kemi edhe nga Shqipëria”, tha fillimisht Doli – Kryeziu.
Doli – Kryeziu po ashtu ceku edhe programin e natës së dytë të festivalit, natë kjo që u dedikohet të rinjve.
“Nata e dytë sikur vitin që shkoi është ndryshe nata e të rinjve, ku do të performojë DJ Rroni, do jetë i ftuar edhe këngëtari ynë i njohur, Valon Shehu, si dhe këngëtari Ndriçim Gazija”, shtoi tutje ajo, shkruan Telegrafi.
Ndërsa, Parku Kulturor “Ali Podrimja” do të jetë vendi ku do të mbyllet edicioni dytë i Festivalit “Gjakova Summer Fest”.
“Natën e tretë do të jetë një ndryshim nga dy netët e para. Ne e dimë që Gjakova shquhet për kulturën për artin, dhe normalisht që letërsia futet tek pjesa e kulturës sonë gjakovare dhe ne e kishim shumë për zemër të bënim një simpozium shkencor dhe letrar poetik që do t’i kushtohet poetit Ali Podrimja, dhe që do të zhvillohet në Parkun Kulturor ‘Ali Podrimja’”, tha ndër të tjera Doli – Kryeziu.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër RTS ngre pikëpyetje mbi kufijtë e sigurisë, ndërsa autoritetet theksojnë se produktet janë ende brenda standardeve... -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç











