Kosova
Rritet skema për pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin korrik 2024, ku është bërë e ditur se është rritur skema për pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në muajin korrik 2024, krahasuar me korrikun e vitit 2023.
Sipas njoftimit, në muajin korrik 2024, nga pensionet e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë përfituar 848 përfitues, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku kanë qenë 741 përfitues, vërehet një rritje prej 14,4%, transmeton albinfo.ch.
“Në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-19,6%); skema për pensionet invalidore (-18,0%); skema e ndihmës sociale (-9,0%); skema për pensionet familjare (-5,7%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-0,9%): skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (0,9%): skema e kompensimeve për personat e verbër (0,8%). Në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,6%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(10,3); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,6%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,7%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (1,6%); skema e pensioneve bazike të moshës (1,3%); skema për veteranët e luftës (0,2%)”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













