Kosova
Gërvalla: Mërgata, pjesë e pandashme e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka vendosur që afatin për regjistrimin e mërgatës ta shtyjë deri më 31 dhjetor. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se krahas regjistrimit në platformën online e-Diaspora, mërgimtarët që ende gjenden për pushime në Kosovë mund të informohen dhe në raste të caktuara të ndihmohen nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në komunat rajonale të Kosovës.
Derisa ata që janë kthyer në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, sipas ministres, mund të informohen e të ndihmohen nga ambasadat dhe konsullatat kosovare në botë.
“Të dhënat tuaja janë të mbrojtura. Askush nuk mund t’i shohë apo t’i përdorë ato pa lejen tuaj. Ju jeni pjesë e pandashme e Kosovës, andaj regjistrohuni përmes platformës”, ka shkruar ministrja në Facebook.
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se së bashku me KQZ-në janë duke punuar çdo ditë për t’i siguruar secilit qytetar të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të drejtën dhe mundësinë për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“E drejta e mërgatës për të votuar, si e drejtë themelore demokratike, buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndërsa mënyra e votimit rregullohet me Ligjin e ri Zgjedhor, të miratuar gjatë këtij mandati qeverisës nga Kuvendi i Kosovës. Është detyrim i të gjitha institucioneve tona të krijojnë dhe sigurojnë të gjitha mundësitë e parapara me ligj. E drejta e votës për mërgatën nuk guxon të mbetet vetëm në letër. Ajo duhet të mundësohet kudo dhe për të gjithë”, ka shkruar Gërvalla.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër











