Futboll
Kuqezinjtë i vazhdojnë përgatitjet intensive
Ndeshja Ukrainë – Shqipëri do të luhet të shtunën, më 7 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë
Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e para në UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e dytë stërvitore këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se këtë pasdite trajneri Silvinjo ka pasur në dispozicion edhe Myrto Uzunin, Mario Mitajn, Jasir Asanin dhe Adrian Bajramin, ndërsa Enea Mihaj mbërriti pasditen e sotme në Tiranë dhe u la pushim nga stafi teknik, transmeton albinfo.ch.
Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.
Edhe në këtë seancë stërvitore me skuadrën u bashkuan disa lojtarë nga Kombëtarja U-21, Feta Fetai, Marcelino Preka, Adrion Pajaziti dhe Stiven Shpendi.
Ndeshja Ukrainë – Shqipëri do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












