Lajme
Bie vlera e Bitcoin
Bitcoin dështoi të qëndronte mbi 58,000 dollarë mëngjesin e së enjtes duke rënë deri në 56,700 dollarë gjatë ditës.
Sipas të dhënave të CoinGecko, çmimi i Bitcoin aktualisht është 56,807 dollarë, një rënie me 4.7 përqind krahasuar me një javë më parë.
Një analizë e re zbuloi se tregu kripto po kërcënohet me luhatje të mëdha nga mbajtësit afatshkurtër të kripomonedhave. Pavarësisht se investitori i hershëm i Bitcoin është ende në pozita fitimi, ata që kanë blerë Bitcoin në gjashtë muajt e fundit po përballen me humbje.
Kjo dinamikë ka krijuar një situatë me luhatje të mëdha dhe që mund të ketë impakt në mbarë tregun kripto. Stabiliteti i tërë tregut mund të humbasë nëse mbajtësit e kriptomonedhave vendosin ti shesin asetet masivisht.
Niveli 51,000 dollarë shihet si mbështetja kritike që duhet të mbahet për të ruajtur strukturën aktuale të tregut. Analiza zbulon se mbajtësit afatshkurtër kanë blerë Bitcoin mes çmimit 59,000 deri në 65,200 dollarë. Një situatë e ngjashme është krijuar në 2019-ën dhe autorët e raportit hedhin poshtë një trend me rënie drastike.
Ndërsa mbajtësit afatshkurtër të kriptomonedhës përballen me humbjet, investitorët afatgjatë janë në pozita më të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












