Lajme
Danimarkë: Verona Rexhepi dominon në njërën prej ligave më të forta në botë
“20-vjeçarja nga Kosova mbështet për muri të gjitha yjet në Danimarkë”.
Verona renditet e para në listën e golashënueseve më të mira në kampionatin e Danimarkës, transmeton albinfo.ch.
“20-vjeçarja nga Kosova mbështet për muri të gjitha yjet në Danimarkë”. Ky është titulli i shkrimit të sajtit danez “europamester.dk” për hendbollisten e re, Verona Rexhepi.
Pas tri xhirove, Verona është e para në listën e golashënueseve më të mira në kampionatin e Danimarkës, që njihet si njëra prej më të fortëve në botë. Hendbolli në Danimarkë është shumë i zhvilluar, sidomos te vajzat, ndërsa aktualisht Verona është në krye të listës së golashënueseve
I ka 22 gola në tri ndeshje, sa edhe një lojtare tjetër. Por kontributi i Veronës në aspekte të tjera të lojës bën që ajo të jetë e para në listë.
Lista mund të ndryshojë ndërkohë, por 22 golat e deritashëm dëshmojnë potencialin e madh të 20-vjeçares.
“Beku i majtë, Verona Rexhepi, që është rritur në Danimarkë, por prezanton Kosovën, ka pasur start fantastik të edicionit me shumë gola dhe lojë të mirë në përgjithësi. Është e para në listën e golashënueseve”, ka shkruar sajti danez.
Në fakt Verona nuk e prezanton Kosovën. Ajo është pjesë e programit për zhvillim të Federatës së Hendbollit të Danimarkës. Vlerësohet me potencial të madh që në të ardhmen të luaj për Danimarkën, që ka njërën prej përfaqësueseve më të mira në Evropë. Deri më tani është paraqitur në miqësore në grupmosha të reja, por jo edhe në ndeshje zyrtare, në mungesë të pasaportës daneze.
Verona është pjesë e skuadrës Skanderborg. Në ndeshjen e parë të edicionit i kishte katër gola.
Në ndeshjen e dytë, në humbjen 35:33 nga Kobenhavn, i realizoi nëntë gola nga 13 tentime dhe po ashtu i kishte katër asistime. Zuri vend në ekipin më të mirë të xhiros në elitën daneze.
Në kuadër të xhiros së tretë, më 22 shtator, në fitoren 34:28 të Skanderborgut ndaj Ringkobingut, Verona i shënoi nëntë gola nga 11 tentime dhe i kishte dy asistime. Sërish zuri vend në ekipin më të mirë të xhiros. Madje ishte më e mira e xhiros, në bazë të statistikave.
“Verona Rexhepi luajti shkëlqyeshëm javën e kaluar, por u paraqit edhe më mirë këtë xhiro. Ka paraqitjen më të mirë të xhiros, bazuar në pikë. Nëntë gola, dy asistime, një penallti e siguruar dhe tre topa të fituar”, shkruan “tophaandbold.dk” në prezantimin e ekipit më të mirë të xhiros së tretë.
Dy motra të Veronës kanë luajtur në të kaluarën për Kosovën. Vëllai i tyre është në fillim të karrierës në futboll dhe po ashtu vlerësohet talent.
“Verona Rexhepi është shumë e talentuar dhe aktualisht është numër një në listën e golashënueseve në ligën e hendbollisteve”, ka shkruar sajti zyrtar i klubit Skanderborg. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












