Futboll
Shitje rekorde e fanellave, falë Shaqirit
Asnjëherë Baseli nuk i ka shituar 13 mijë fanella në këtë pikë të edicionit
Bazeli nuk i ka shituar 13 mijë fanella në këtë pikë të edicionit asnjëherë më parë, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka ndodhur këtë herë. Krahasuar me një vit më parë, numri është thuajse dyfish më i lartë, shkruan “Blick”.
Bazeli ka tri fanella në shfrytëzim dhe të tri modelet janë shitur shumë në javët e fundit.
Gazeta e madhe zvicerane shkruan se “interesimi i madh nuk ka të bëjë vetëm me dizajnin e pazakontë, por me lojtarin e ri që mban numri 10 – Xherdan Shaqiri”.
“Kthimi i tij në Bazel ka bërë që shitjet e fanellave të prekin kulmin dhe ka shtyrë shitoren zyrtare dhe makinën e shtypjes në limite”, shkruan “Blick”.
Efekti i ardhjes së Shaqirit nuk shihet vetëm në fanella. Biletat vjetore po ashtu janë shitur më shumë se në kampionatin e kaluar.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












