Kosova
Kurti: Kosova, destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime dhe se me një popullsi të re dhe dinamike, sipas tij, vendi ka potencial të madh për t’u shndërruar në një qendër rajonale për investime dhe transfer të proceseve të biznesit.
Këto komente Kurti i bëri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.
Ai listoi disa nga faktorët, të cilët e mbështesin këtë potencial.
“Stabilitetin institucional të vendit tonë, që është i shoqëruar me fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit; afërsia me tregjet e Evropës Perëndimore që ofron mundësi për tregti dhe investime; rritja ekonomike mesatare prej 6.2% gjatë këtyre dy vjetëve të fundit, e cila tregon një trend pozitiv në zhvillimin ekonomik; zhvillimi i projekteve infrastrukturore në sektorët e transportit, mjedisit dhe energjisë, të cilat janë thelbësore për një ekonomi të qëndrueshme; zhvillimi i hovshëm i grupeve sektoriale si shërbimet e mundësuara nga teknologjia informative, prodhimi, bujqësia dhe përpunimi i ushqimit, të cilët janë motorë të rritjes ekonomike; dhe rinia e madhe, e cila, e kombinuar me ekspertizën, shumëgjuhësinë e saj edhe vullnetin e mirë të mërgatës sonë përbëjnë një element të rëndësishëm për zhvillimin e vendit”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Albin Kurti foli edhe rreth fuqisë sonë punëtore dhe rëndësinë e përmirësimit të arsimit dhe trajnimit profesional në përputhje edhe me nevojat e sektorit privat.
“Tash që po flasim, janë 23 shkolla në 14 komuna anembanë Kosovës, me 12 profile, gjithsej rreth 1600 nxënës dhe jemi qeveria e parë në Kosovën e pasluftës, ku nuk ka pasur asnjë protestë të vetme, në të cilën figuron parulla: “Duam punë”. Duam paga më të larta, sigurisht, kushte më të dinjitetshme të punës, pa dyshim, por “duam punë” nuk ka më parulla dhe kjo, besoj që është pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës në 425 mijë nga 350 mijë sa ishin në pranverën e vitit 2021”, u shpreh kryeministri.
Ai shtoi se konkurrenca fer nga sektori privat në njërën anë, dhe përmirësimet e duhura dhe me kohë nga institucionet publike, në anën tjetër, janë çelësi për përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit të të bërit biznes dhe të nxitjes së zhvillimit të mëtejmë ekonomik.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














