Gruaja
Fanaj: Vota është e drejtë themelore qytetare: shfrytëzojeni!
"Sigurisht që ka rëndësi të votojnë për ne, kandidatët që jemi shqiptarë, por edhe më e rëndësishme është që ata të votojnë në përgjithësi, ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar "
Ylfete Fanaj është shqiptarja e parë e zgjedhur në një Parlament kantoni por edhe e zgjedhura e parë në një asamble komunale, para kësaj. Ajo kandidon sërish, për një mandat të dytë në kanton. Në një bisedë me albinfo.ch, Fanaj flet për mandatin e kaluar, për gjasat në mandatin e pritshëm për numrin e të rinjve shqiptarë që kandidojnë krahas saj, për nevojën që sa më shumë shqiptarozviceranë të shfrytëzojnë të drejtën e votës etj.
albinfo.ch: Ju jeni shqiptarja e parë që jeni zgjedhur deputete në një parlament kantonal, në atë të Lucernit. Tash që një mandat e keni përmbyllur, si e vlerësoni atë? A keni arritur të realizoni synimet, t`i “shtyni” përpara çështjet që i keni ngritur?
Ylfete Fanaj: Duhet të theksoj këtu se para mandatit në kanton unë e kam pasur edhe një mandat në asamblenë e qytetit të Lucernit. Ka pasur mjaft ndryshime pasi që funksionimi në kanton ndryshon nga ai në qytet sepse në kanton shumicat krijohen më vështirë kur dihet se në nivel kantoni partia ime, SP, nuk ka aq shumë vende sa ka në qytet. Megjithatë mendoj se jam gjetur mirë.
Mund të shihet edhe në vebsite-n tim se me çfarë temash jam marrë gjatë kësaj legjislature. Kam qenë në komisionin për politika shtetërore. E kam vështirë ta vlerësoj vetë por megjithatë unë i kam bërë 7 mocione parlamentare dhe si fraksion parlamentar kemi pasur suksese të pjesërishme me këto mocione. Megjithëse, po them, rezultatet nuk janë të matshme. Ka qenë sidoqoftë një pune e suksesshme që unë kam dëshirë ta vazhdoj.
albinfo.ch: Ju tashmë keni një përvojë të fituar nga legjislatura e kaluar në parlament. Tash që po kandidoni për mandatin e dytë, konsideroni se e keni më lehtë, gjegjësisht keni më shumë shanse që të zgjidheni?
Fanaj: Me siguri fakti se garoj për të dytën herë përbën një lehtësim në krahasim me zgjedhjen për herë të parë. Por për shanset nuk mund të jesh e sigurt sepse gjithmonë mund të jetë ndryshe, varet nga konstelacioni i forcave, çfarë kandidatësh tjerë ka dhe a fiton apo humb partia ime etj.
Megjithatë unë mendoj se krahas punës parlamentare me rëndësi është edhe puna me shoqërinë civile, në shoqata etj, pasi jam aktive në shoqata të ndryshme. Kështu që mendoj se në këto katër vite do të angazhohem në lidhjen dhe mbajtjen e kontakteve me këto shoqata.
albinfo.ch: Kur jemi te angazhimet tuaja jashtëparlamentare: Si qëndron puna me iniciativën për bashkëpjesëmarrje të të huajve, që ju e patët lansuar para pak vitesh?
Fanaj: Votimi është bërë kur unë kam qenë në vitin e parë pas zgjedhjes deputete në kanton. Pas kësaj zgjedhjeje nuk ka pasur më rast që të votohet për këtë çështje pasi që me iniciativën në fjalë ne patëm humbur në votim. Por angazhimin për participimin politik të të huajve ne e kemi vazhduar në rrafshe të tjera.
albinfo.ch: Vetëm në Kantonin e Lucernit janë reth 10 shqiptarë që kandidojnë për Parlamentin e Kantonit. Si e vlerësoni këtë dhe si i shihni shanset e tyre pe¨r t`u zgjedhur?
Fanaj: Sigurisht me rëndësi është të provosh, të angazhohesh dhe pastaj rezultati mbetet të shihet. Është shumë mirë që ka aq shumë të rinj tanë që interesohen për politikë dhe që dhe janë aktivë, kandidojnë për SP për Juso-n por edhe për partitë tjera. Se a do të kenë sukses nuk mund ta gjykoj por sidoqoftë unë ju uroj sukses të gjithëve. Sidoqoftë, kandidimi është pozitiv. Edhe nëse nuk fitojnë kësaj here ata e trasojnë rrugën për zgjedhjet e ardhshme, pas katër viteve.
Duke qenë se shtrirja e kandidatëve në gjithë kantonin është e gjerë, të gjithë janë nga komuna dhe qarqe të ndryshme, kandidimi ynë nuk bëhet pengesë për njeri tjetrin. Përkundrazi, ne e mbështesim njeri tjetrin.
albinfo.ch: A keni ndonjë porosi për zgjedhësit shqiptarë në këto zgjedhje?
Fanaj: Është e rëndësishme që shqiptarët të zgjedhin, të votojnë për jetën e tyre. Ne angazhohemi për një ambient më të mirë, për një shoqëri më solidare. Prandaj është e rëndësishme që personi që ka marrë pasaportën zvicerane të kryejë obligimin e vet qytetar për dhënien e votës. Nuk mund të presim që të gjithë shqiptarët të votojnë vetëm për ne, bashkëkombësit e tyre që kemi kandiduar. Me rëndësi është që ata të votojnë dhe të shkojnë të zgjedhin atë person që mendojnë se i përfaqëson sa më mirë. Sigurisht që ka rëndësi të votojnë për ne, kandidatët që jemi shqiptarë, por edhe më e rëndësishme është që ata të votojnë në përgjithësi, ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Personalisht, premtimi i vetëm zgjedhor që mund ta jap është se do të përpiqem, ta jap më të mirën nga vetja.
http://www.ylfetefanaj.ch/#medien
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















