Lajme
Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil
Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, si pjesë e strategjisë për të kufizuar migrimin ilegal teksa rriten tensionet me Bjellorusinë.
Varshava e akuzon Minskun që po dërgon qëllimisht migrantët në pikën kufitare.
“Njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të jetë që përkohësisht të pezullohet e drejta për azil”, ka thënë kryeministri polak, Donald Tusk, më 12 tetor.
“Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, ka thënë ai para grupimit të tij, Koalicioni Civil, anëtari më i madh në koalicionin qeverisës të Polonisë.
Tusk ka thënë se e drejta për azil është duke u shfrytëzuar nga lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kontrabandistët e njerëzve, duke vepruar kundër të drejtës që parasheh azili.
Rusia dhe Bjellorusia mohojnë se janë përgjegjëse për orkestrim të krizës.
Migrimi ka qenë lart në agjendën e Polonisë qysh prej vitit 2021, kur ka nisur të përballet me numër të madh të migrantëve prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Prej kur e ka marrë pozitën, në dhjetor të vitit 2023, Tusk ka çuar përpara politika të ashpra ndaj migrimit, çka ka rritur zërat e aktivistëve, që kanë shpresuar se ai do t’i braktiste politikat e administratës së kaluar nacionaliste.
Marysia Zlonkiewicz prej grupit Granica, organizatë joqeveritare që u ndihmon migrantëve në kufi, ka thënë se pezullimi i të drejtës për azil është kundër Kushtetutës dhe mund t’i çojë migrantët në duart e kontrabandistëve./ REL
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion Për Fadil Halitin, ndihma erdhi tepër vonë: Ai vdiq në vendin e aksidentit. Autostrada autostrada u... -
Qendra e Botimeve për Diasporën, bazë për ngritjen e Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri -
Lituani
Kosova shkëlqen në EMO 2026: Ajan Hajrullahu fiton medaljen e bronztë në Lituani -
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit shqiptar, që vdiq pas një aksidenti në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion Për Fadil Halitin, ndihma erdhi tepër vonë: Ai vdiq në vendin e aksidentit. Autostrada autostrada u... -
Këshilli Kombëtar e hedh poshtë iniciativën për natyralizim më të lehtë -
Fluturimet shtrenjtohen këtë verë: udhëtimet nga Zvicra pritet të kushtojnë më shumë -
Iniciativa kundër imigracionit mund të miratohet nga votuesit zviceranë -
Vaud: Propozohet bileta Interrail falas për të rinjtë











