Kosova
Duka: Po të kisha mundësi do të merrja Zhegrovën nga Kosova
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka të mërkurën ka folur për kombëtaren e Kosovës dhe zhvillimin e saj.
Në një intervistë për Euronews, ai ka thënë që nëse do të kishte mundësi do të merrte nga Kosova, futbollistin Edon Zhegrova.
“Kosova ka një skuadër shumë të mirë, ka futbollistë me shumë kualitet, pavarësisht se ka pasur një hap pas kundër Rumanisë. Në ndeshjet e tjera kanë qenë bindëse dhe unë uroj që të vazhdojnë kështu deri në fund. Duket disi e vështirë për Kosovën që të jetë e para në Ligën e Kombeve. Por edhe si e dyta e grupit, mund të luaj në play-off dhe kam shumë besim që edhe në play-off do ta kalojnë në grupin B. Do të jenë një ekip pretendent për Kupën e Botës në vitin 2026. Nëse trajneri ka ndryshuar, apo koha, këtë nuk di ta them, por di që është një trajner me eksperiencë. Rregullorja nuk lejon marrjen e lojtarëve që janë aktivizuar, por me dëshirë do ta merrja Zhegrovën”, ka thënë Duka.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










