Kosova
BE dhe Qeveria ‘përplasen’ për masat ndaj Kosovës
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i është përgjigjur një kërkese të kryeministrit Kurti, i cili gjatë Samitit të Procesit të Berlinit iu bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Sipas zëdhënësit Stano, nuk është në përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës e as kryeministrit që të vendosë për masat.
“Nuk është Kosova dhe as kryeministri i saj që vendos nëse masat do të hiqen apo jo, ky është një vendim që duhet ta marrin shtetet anëtare. Përfaqësuesi i Lartë ka lëshuar më 3 qershor një Deklaratë në emër të BE-së, e pasuar nga raporti i HRVP-së për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, tha Stano.
Kjo përgjigje e zëdhënësit të BE-së nuk i ka pëlqyer zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai tha se e kanë të qartë se kompetencë e kujt është heqja e masave, prandaj kryeministri Kurti i ka kërkuar BE-së që të marrin një vendim.
“Së pari, ne të gjithë e dimë që Kosova nuk merr vendime për Bashkimin Evropian. Askush në Kosovë nuk po pretendon të kundërtën. Kryeministri Kurti në të gjitha takimet e tij me liderë evropianë dhe vendimmarrës në Bashkimin Evropian me të drejt kërkon largimin e masave, sepse ato nuk reflektojnë as arsyet për të cilat janë vendosur, e as situatën në terren”, tha Kryeziu.
Për më tepër, që nga qershori i këtij viti ka një raport të Përfaqësuesit të Lartë BE-së, Josep Borrel, në të cilin kërkohet që masat ndaj Kosovës të largohen. Pas deklarimit dhe vlerësimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, nuk është më çështje se a duhet apo jo të largohen masat ndaj Kosovës apo kush i largon ato, por pse ato nuk po largohen. Kjo është pyetja për të cilën duhet të japë një përgjigje Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel, respektivisht z. Stano dhe Bashkimi Evropian” .
Deputeti i partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, Vendenis Lahu, konsideron se BE-ja nuk ka pasur arsye që t’i vendos masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas tij, mos heqja e masave shpërfaqë mungesën e unitetin brenda vendeve të BE-së dhe jo mos plotësimin e kushteve nga Qeveria.
‘’Heqja e masave nuk ka ndodhur jo për shkak se BE-ja ka mëndyshje për atë, po ka disa vende skeptike. Kjo gjendje nuk do të zgjatë shumë”, tha Lahu.
Mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese, sipas Odës Ekonomike të Kosovës i kushton Kosovës humbje milionëshe. Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna ka thënë se sipas të dhënave që posedojnë, vlera e projekteve që janë bllokuar si rezultat i masave të vendosura nga Bashkimi Evropian është rreth 300 milionë euro.
Megjithëse janë bërë disa muaj nga raporti i Josep Borrellit, i cili rekomandon largimin e masave ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur në vitin e kaluar, Bashkimi Evropian nuk ka bërë lëvizje në drejtim të heqjes së tyre.
E-Diaspora
-
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë Helmimi me gaz në Itali, katër persona nga një familje shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e... -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













