Kosova
Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit e Rexhajt
Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, të enjten ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj zyrtarëve publikë që kanë përdorur gjuhë ofenduese dhe urrejtjeje ndaj tij.
Në padi, Gjini ka thënë se ka përfshirë kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj dhe avokatin Gazmend Halilaj “që kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”. Ai ka shtuar se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse po e bën këtë padi.
Avokati Gjini ka thënë se do të vendosin ditëve në vijim nëse do ta padisin edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri dhe më 19 korrik të 2024-s ishte vrarë në Lloznicë, në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.
Trupi i tij është kthyer në Kosovë më 9 gusht, e dy ditë më vonë është varrosur në Klinë të Ulët të Skenderajt.
Kryeministri Albin Kurti pati bërë thirrje që Hajrizi të mos shihej si hero, duke i ftuar qytetarët të mos bien pre “e euforisë dhe romantizimit”.
E, zv.kryeministri Besnik Bislimi pati thënë se Hajrizi ishte person i dënuar për vepra penale dhe vendin e ka në burg.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











