Lajme
Në Gjermani testohet sistemi 4 ditë punë, 3 ditë pushim
Rezultatet befasuese
Një projket i sistemit 4 ditë punë dhe 3 ditë pushim tashmë është testuar në shumë kompani gjermane, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka qenë esenca e projektit që ka zgjatur gjashtë muaj në Gjermani dhe në të cilin kanë marrë pjesë rreth 45 kompani.
Rezultatet i ka paraqitur sot Universiteti i Mynsterit dhe ato janë befasuese. Rreth tri të katërtat e kompanive që kanë marrë pjesë në këtë projekt kanë deklaruar se do të vazhdojnë të punojnë me sistemin katër ditë në javë dhe janë të kënaqur me këtë projekt.
Rreth 20 % e kompanive kanë deklaruar se do të kthehen në sistemin e vjetër, pra në konceptin pesë ditë pune në javë.
Ndërsa 7 % e kompanive që kanë marrë pjesë në këtë projekt akoma nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë – do të vazhdojnë me katër ditë në javë, apo do të kthehen në sistemin klasik prej pesë ditë pune në javë.
Mbështetësit e këtij sistemi thonë se punëtorët janë më të motivuar, më të pushuar dhe kanë më shumë kohë të lirë për familje e relaksim. Ndërsa kundërshtarët thonë se për katër ditë nuk mund të kryhen punët e duhura dhe se duhet të vazhdohet të punohet të paktën pesë ditë në javë.
Ky koncept po testohet edhe në disa vende të tjera, gjithashtu është duke u përgatitur një video dhe ditët në vijim do t’ju njoftojmë detajisht me rezultatet, përparësitë dhe mangësitë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














