Kosova
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë: Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara
Më 9 shkurt të vitit 2025 do të mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 8.7 milionë euro.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky është vetëm planifikim buxhetor dhe kostoja përfundimtare do të mund të dihet vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.
“Buxheti i planifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për qëllim të organizimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, është në vlerën: 8,709,317 euro. Ky është vetëm planifikim buxhetor, çka do të thotë se për të ditur saktë se sa do të kushtojë organizimi i këtyre zgjedhjeve, duhet të presimin përfundimin e tij dhe të gjitha procedurat tjera. Atëherë do të kemi një raport përfundimtar dhe do të dimë saktë se sa nga mjetet e planifikuara janë shpenzuar. Sipas përvojës nga proceset e kaluara zgjedhore, zakonisht kostoja përfundimtare është më e ulët sesa ishte planifikuar”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, pjesa më e madhe e mjeteve që planifikohen përdoren për të paguar trupat zgjedhore, të cilat angazhon gjatë procesit zgjedhor dhe pas tij.
“Nga shuma e përgjithshme e buxhetit të planifikuar, pjesa më e madhe e tij është caktuar për personelin dhe trupat zgjedhore që do të angazhohen. Vetëm gjatë këtij procesi janë planifikuar më shumë se 23 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve do të angazhohen si anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të Vendvotimit dhe anëtarë të numërimit në Qendra Komunale të Numërimit”, u shpreh ai.
Sipas KQZ-së, edhe Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme që u miratua nga Kuvendi i Kosovës pas përmbylljes së reformës zgjedhore në verën e vitit 2023, ka zgjeruar përgjegjësitë e KQZ-së, e rrjedhimisht kjo reflektohet edhe në koston e planifikuar. Në kosto do të ndikojë edhe periudha e rregullt në organizimin e zgjedhjeve, e cila ka filluar në mes të gushtit të këtij viti dhe pritet të përfundojë para pranverës së vitit të ardhshëm.
“Natyrisht se Ligji i ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka zgjeruar përgjegjësitë e KQZ-së në organizimin e procesit zgjedhor dhe kjo reflektohet edhe në koston e planifikuar. Për herë të parë në një proces zgjedhor do të kemi funksionimin e 38 Qendrave Komunale të Numërimit, të cilat do të vendosen kryesisht në palestra sportive dhe në të cilat do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Funksionalizimi i këtyre QKN-ve është një kosto shtesë sepse procesi që zhvillohet duhet të jetë plotësisht transparent dhe në këtë drejtim janë të nevojshme sigurimi i kamerave, monitorëve, kompjuterëve, skanerëve dhe pajisjeve tjera përcjellëse. Natyrisht se ka edhe çështje të tjera që ndikojnë në planifikimin e kostos së përgjithshme”, u shpreh tutje ai, raporton KP.
Ndryshe, sipas të dhënave të KQZ-së, zgjedhjet e fundit i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës 4 milionë e 469 mijë e 764 euro, teksa planifikimet për koston e këtyre zgjedhje kanë qenë në shumën 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














