Kosova
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka marrë këto vendime:
– ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion rritet nga 50 në 75 në vit. Të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake.
– ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.
– ka miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Projektligji synon organizimin më të mirë të trupave inspektuese, reformën dhe rritjen e efikasitetit në këto trupa, zbatimin me të mirë të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e përgjithshme të mjedisit, për një jetë më të mirë të qytetarëve.
– ka nominuar përfaqësuesit e Qeverisë Republikës së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete, si në vijim:
o znj. Nurije Shala, këshilltare politike në kryeministri,
o z. Sllavisha Mladenoviq, komisioner për gjuhët, dhe
o z. Eros Gashi, këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë;
– ka themeluar Komitetin Drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e Profesionistëve të Rinj” në kuadër të programeve IPA 2018 dhe IPA 2019.
– ka ndarë 45,000.00 euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim promovimin e Republikës së Kosovës dhe një perspektivë më premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare.
– ka miratuar Katalogun e Vendeve të Punës për Shërbimin Civil, si kërkesë që rrjedh nga aktet normative për zyrtarë publikë. Ky katalog përmban mbi 1500 pozita si dhe klasat, grupet dhe fushat e kërkuara të arsimit për këto pozita të kategorisë profesionale. Ai lehtëson procesin e klasifikimit dhe grupimit të vendeve të punës për kategorinë profesionale në shërbimin civil.
– ka ndryshuar dhe ka plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/30 të datës 12 maj 2020.
– ka emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor/e Ekzekutiv/e në Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
– ka aprovuar Programin e përgatitur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Ky program synim kyç e ka avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, përmes granteve e subvencioneve, dhe një hap i Qeverisë sonë në drejtim të mbështetjes financiare për mediat, OJQ-të, studentët e kategoritë e ndjeshme, për integrim të plotë e zhvillim të barabartë.
– ka miratuar koncept-dokumentin për Trajtimin e Mbeturinave.
– ka miratuar vendimin përfundimtar të shpronësimit të pronave të prekura nga realizimi i projektit “Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











