Kosova
Kurti: Buxheti 3.6 miliardë euro për vitin 2025
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se, buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.6 miliardë euro.
“Ky është buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për mandatin që na pret”, përcjell albinfo.ch.
Performanca dhe rritja e buxhetit përgjatë këtyre katër vjetëve ka qenë si asnjëherë më parë. Vit pas viti, kemi pasur rritje dyshifrore të të hyrave buxhetore, pa ndryshuar asnjë politikë fiskale, gjë që ka mundësuar edhe rritjen e buxhetit pa e rritur borxhin publik e pa shkaktuar barrë financiare për gjeneratat e ardhshme.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihet rritja e pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik të cilën e prezantuam të martën. Kjo rritje e sjellë pagën mesatare në sektorin publik për vitin 2025 në 870 euro bruto.
Në buxhet parashihen gjithashtu 100 milionë euro shtesë për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20%, teksa rikujtojmë se pensionet me rritje për kategoritë e dala nga lufta fillojnë të ekzekutohen nga janari i vitit që po vjen. Si dhe 60 milionë euro shtesë për skemën e shtesave për fëmijë të cilat i kemi dyfishuar e në raste trefishuar atëherë kur prindërit kanë tre ose më shumë fëmijë.
Për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për sigurimin e barnave esenciale dhe materiale tjera të nevojshme shëndetësore, kemi ndarë 105 milionë euro.
87 milionë euro tjera i kemi planifikuar për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria jonë t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë. Ndërkaq buxheti i përgjithshëm për Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë vitin tjetër do të jetë që në fillim në nivel të 2% të Bruto Produktit Vendor, sipas standardit të NATO-s. Me shtesat përgjatë vitit do ta tejkalojë vlerën prej 208 milionë euro.
Investment kapitale në vitin 2025 do të jenë në vlerë rekorde prej 930 milionë euro. Komunat do të kenë më shumë buxhet se që kanë pasur ndonjëherë. Bujku do të vazhdojë të jetë më i mbështeturi në rajon me subvencione dhe grante. E linja buxhtore për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin vitin tjetër do të jetë katër milionë euro, duke vazhduar kështu rritjen e përvitshme të mbështetjes sonë për bashkatdhetarët tanë në Luginë.
Të gjitha këto në përputhje me rregullën fiskale të kufirit të deficitit buxhetor dhe duke e miratuar buxhetin në qeveri për vitin e katërt me radhë brenda afatit ligjor, pra para datës 31 tetor”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit Ai mori 16,144 vota në raundin e dytë të votimit, duke siguruar afërsisht 700 vota më... -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër










