Maqedonia
Maqedoni: Qytetarët të brengosur me çmimet e larta
Disa nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit thanë se produktet bazë si qumështi, vaji, sheqeri dhe të tjera në Maqedoni shiten dyfish më shtrenjtë në shtetet perëndimore
Qytetarët në Maqedoninë Veriore shprehen të revoltuar për çmimet e larta të produkteve ushqimore pavarësisht masës për kufizimin e marzhave të fitimit që përfundon sot.
Sipas qytetarëve, për një muaj sa masa ishte në fuqi qytetarët përveç se nuk arritën të kursejnë ato nuk blenë thuajse asgjë nga produktet të përfshira në këtë masë.
“Mundet edhe me pak por mundet edhe me shumë. Kur ka shumë ha nga A e deri në Zh, kur nuk ka patjetër të bësh ekonomi”, u shpreh një qytetare, raporton Alsat.
“A ishte më lirë këtyre ditëve? Asgjë, njëjtë ishte. Nuk keni vërejtur asgjë më lirë? Asgjë, gjithçka shtrenjtë…domate, speca dhe gjithçka”, deklaroi një qytetare, transmeton albinfo.ch.
Madje, disa nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit thanë se produktet bazë si qumështi, vaji, sheqeri dhe të tjera në Maqedoni shiten dyfish më shtrenjtë në shtetet perëndimore.
“Çka mbërrin me pensionin që ke? Asgjë, rrymën, ujin, shkojnë krejt, ndonjë thes miell nëse e merr aq, ma shumë s’ka. Qumështi, mielli prapë shtrenjtë. Një kilogramë djathë me shku me marr është 600 denarë ose mish, të gjitha shtrenjtë”, tha një qytetar.
Pas përfundimit të masës për kufizimin e marzhave të fitimit të një pjese të produkteve ushqimore bazë pritet të shihet për sa do të rriten çmimet e produkteve që ishin pjesë e të ashtuquajturës shportë konsumuese të vjeshtës. Vendimi për kufizimin e marzhave u mor nga Qeveria në gjysmën e dytë të shtatorit, ndërsa me të u përfshinë 73 produkte ushqimore bazë, marzha bruto e fitimit të të cilave u kufizua në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.
Qeveria paralajmëron se do të kundërshtojë ashpër nëse çmimet rriten sërish.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?














