Të tjera
Revista angleze: Ulqini, numër një në mesin e “destinacioneve të nënçmuara”
Në listën e revistës "Time out" janë tri destinacione: në Danimarkë, në Mal të Zi dhe në Portugali. Në vendin e parë revista vendosi Ulqinin
Revista “Time Out” ka zgjedhur destinacionet më të nënvlerësuara të udhëtimit të Evropës për vitin 2025. Këto përfshijnë destinacionet në Danimarkë, Mal të Zi dhe Portugali. Vendin e parë në këtë listë të vendeve të bukura, por pak të njohura, revista ia “rezervon” Ulqinit.
“Time Out” është një udhëzues global kulturor, argëtues dhe ngjarjesh që botohet nga grupi i listuar Time Out, transmeton albinfo.ch. “Time Out” u themelua në vitin 1968 si një revistë e qytetit të Londrës nga Tony Elliott dhe tani mbulon 328 qytete në 58 vende.
Revista Time Out ka publikuar një listë të re të plotë të destinacioneve të udhëtimit më të nënvlerësuara në Evropë, por ne do t’ju tregojmë 3 më të mirët.
Vendi i tretë: Gerês, Portugali
Vendi i dytë: Aarhus, Danimarkë
Vendi i parë: Ulqin, Mali i Zi
Ulqini, një qytet bregdetar në jug të Malit të Zi, pranë kufirit me Shqipërinë, është i njohur për përzierjen e stilit mesdhetar dhe oriental, sharmin historik dhe peizazhet magjepsëse, shkruan revista, transmeton albinfo.ch. Qyteti i vjetër historik është gjithashtu i përsosur për një shëtitje.
Me historinë e tij 2500-vjeçare, plazhet e bukura dhe përzierjen e veçantë kulturore, Ulqini është një destinacion popullor për turistët që duan të përjetojnë diellin, rërën dhe kulturën.
Për dy vendet e tjera, Gerês në Portugali dhe Aarhus në Danimarkë, radhiten po ashtu veçantitë që i bëjnë ato tërheqëse, ndonëse kanë qenë gjithmonë “nën hijen” e destinacioneve të tjera, më të njohura turistike të Portugalisë, gjegjësisht Danimarkës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














