Futboll
Dardanët, me optimizëm drejt Rumanisë
Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij e orientuan stërvitjen kryesisht në detaje taktike
Kosova zhvilloi seancën e tretë stërvitore dhe të fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.
Futbollistët dardanë punuan me përkushtim të lartë, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij e orientuan stërvitjen kryesisht në detaje taktike, duke synuar përmirësimin e skemave të lojës për përballjen e së premtes.
Në seancën e sotme mungoi Donat Rrudhani, i cili pësoi lëndim në stërvitjen e djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore, u lirua nga grumbullimi. Përkundër mungesave të rëndësishme si pasojë e lëndimeve, atmosfera brenda kampit të dardanëve mbetet pozitive dhe optimiste, njofton FFK, transmeton albinfo.ch.
Pas përfundimit të stërvitjes, Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu ndanë optimizmin e tyre për paraqitje të mirë në Bukuresht, duke theksuar përkushtimin e ekipit për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës udhëton sot drejt Bukureshtit, ku do të zhvillohet përballja me Rumaninë të premten, më 15 nëntor.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











